fbpx

U rrahën në Qeparo, ministri i Ramës me lule në dorë kërkon faljen e turistëve

turis.jpg

Ministri Blendi Klosi ka vizituar sot familjen e turistëve spanjollë që u sulmuan dje nga pronari i një lokali në zonën e Qeparosë, për shkak se u larguan prej aty pasi iu ishte vonuar për disa minuta ushqimi.

Me një tufë me lule në dorë, Klosi duket se ka ngushëlluar turistët, dhe iu ka ofruar të gjithë mbështetjen e qeverisë, në mënyrë që të ndryshojë mendimi i tyre për cilësinë e shërbimeve në vendin tonë.

‘’Në mëngjes me familjen e pushuesve nga Spanja, që dje përjetuan një eksperiencë konflikti në Himarë, që nuk është as në traditën shqiptare të mikpritjes dhe as në kulturën tonë për trajtimin e miqve. Por siç e tha edhe përfaqësuesi i familjes Galdon, një njeri i vetëm nuk përfaqëson Shqipërinë, sikundër vlerësoi reagimin e menjëhershëm të autoriteteve dhe interesimin e drejtëpërdrejtë të qeverisë”, shkruan Klosi në rrjetet sociale.

Kujtojmë se lidhur me ngjarjen e rëndë, ku furgoni me familjen e turistëve u ndoq nga pronarët e lokalit, dhe u dhunua gruaja e kësaj familjeje, policia ka arrestuar pronarin e lokalit Panorama Mihal Kokedhima, në Qeparo, ku ndodhi dhe incidenti.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303