U rrahu të Atin, dy vëllezërit e plagosin me thikë

Një 42-vjeçar është plagosur rëndë me thikë në Fier, ndërsa aktualisht ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë në kujdesin e mjekëve.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në mjediset e jashtme të një lokali në Pojan të Fierit, ku 42-vjeçari me iniciale E.A. është qëlluar me mjete të forta.

Pas ngjarje Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin D.Gj., 21 vjeç, si dhe po punohet për kapjen e vëllait të tij 27-vjeçar që dyshohen autorë të Ngjarjes.

Policia e Fierit thotë se në bashkëpunim me njëri-tjetrin për motive të dobëta kanë goditur me mjete të forta 42-vjeçarin.

Ndërkohë, mësohet se dy vëllezërit e kanë goditur pasi një ditë më parë i plagosuri është zënë me babain e tyre që punon taksist.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje” e kryer në bashkëpunim. (real-news.tv)