U rrëzua nga ballkoni i Hotelit në Tiranë dhe vdiq, i jepet lamtumira e fundit të riut, 28-vjeçari kishte dy fëmijë

ajdin.jpg

Sot është varrosur në vendlindje në Maqedoninë Veriore i riu që humbi jetën në hotelin Rogner në Tiranë. Në ceremoni morën pjesë familjarët dhe miqtë e kolegët e viktimës.

Nga Gjeneva morën pjesë mbi 30 shokë, kolegë e miq shqiptarë dhe zviceranë që kishin ardhur për ta përshëndetur për herë të fundit të ndjerin Ajdin Mustafi i cili la pas dy fëmijë.

Në fund prindërit e tij falënderuan shokët dhe miqtë e djalit të humbur që kishin ardhur me kilometra të tëra për ta nderuar për herë të fundit.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303