U rrëzua nga ballkoni, ndahet nga jeta e moshuara

Një grua ka rënë nga ballkoni në Rrëshen dhe është dërguar menjëherë në spital. Mësohet se fatkeqësisht, gruaja 82-vjeçare me iniciale L.N. nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.

“Njoftimi i datës 17. 12. 2018 – Më datë 16. 12. 2018, në Rrëshen, në banesë, është rrëzuar nga ballkoni shtetësja L. N., vjeçe 82, banuese në Rrëshen, e cila ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve. Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i datës 18. 12. 2018 – Në vijim të informacionit të dhënë, më datë 17. 12. 2018, shtetasja L. N., vjeçe 82, vdiq në spital. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë. Neni 99 i Kodit Penal”, thuhet nw komunikimin e policisw me mediat. /Real-News.tv/

Lër një koment