fbpx

U shkarkua nga detyra, Arben Malaj bën lëvizjen e papritur ndaj Kuvendit

arben-malaj-1.jpg

Arben Malaj ka paditur Kuvendin e Shqipërisë për shkarkimin e tij nga detyra si anëtar i Këshillit Mbikqyrës tek Banka e Shqipërisë.

Mësohet se Malaj këtë vendim e ka konsideruar si të paligjshëm ndërsa lidhur me këtë vendim të Kuvendit pritet të vendos Gjykata .

Kuvendi ka votuar  për shkarkimin nga detyra të Arben Malajn me 18 Dhjetor të vitit të kaluar ku, ku me 72 vota pro, 10 kundër, 6 abstenim dhe 12 nuk votuan fare, ai nuk do të jetë më në këtë post.

Malaj, i cili njihet si një kritik i kryeministrit Edi Rama, është propozuar nga qeveria që të shkarkohet.

Më herët janë zbardhur edhe argumentet e plota se përse mazhoranca nuk e do më në detyrë Arben Malajn. Sipas relacionit të depozituar në Kuvend, Malaj nuk ka folur në publik për çështje që mund t’i interesojnë shoqërisë, por thjesht ka hedhur akuza politike.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303