fbpx

U shkund gjysma e Shqipërisë, mësohet magnituda dhe epiqendra e tërmetit

1571986552_termet3768x432-1.jpg

Një tërmet i fortë ka tundur tokën në Tiranë pak sekonda më parë në Tiranë, Durrës e Krujë.

Sipas të dhënave paraprake, magnituda ka qenë 5.4 ballë në një thellësi prej 10 kilometrash, në Hamallaj, aty ku u regjistrua edhe tërmeti vdekjeprurrës i 26 nëntorit.

Lëkundjet kanë nisur në 21:15 minuta, dhe kanë vijuar për mbi 10 sekonda. Momentalisht nuk ka raportime për dëme.

Lëkundjet që janë ndjerë deri në Elbasan e Fier kanë shkaktuar panik te banorët që kanë braktisur banesat duke vërshuar në rrugë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303