U shpërndanin drogë nxënësve, në pranga dy të rinjtë

arrestim_2070.jpg

Dy të rinj janë vënë në pranga nga policia e Beratit, pasi shpërndanin lëndë narkotike në afërsi të shkollave.

Pas një hetimi disa mujor i janë vënë prangat 19-vjeçarit Klei Çobo dhe 30-vjeçarit Arges Pirja.  Këta dy persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin shpërndanin lëndë narkotike pranë shkollave dhe në zona të tjera të qytetit.

Policia njofton se në vijim të këtij hetimi, u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit Arben Dibra, 42 vjeç, banues gjithashtu në lagjen “Dëshmorët e Kombit”, Berat.

Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesë iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3 krehra pistolete, 76 fishekë model 56, kalibri 7.62 mm dhe një jelek antiplumb.

scroll to top