fbpx

U shpëtoi spanjollëve/ Mes 26 të riatdhesuarve zbulohet në Rinas vlonjati i kërkuar nga Italia

Deportohen nga Spanja 26 shqiptarë që kishin shkelur rregullat e qëndrimit në hapësirën Schengen apo që kishin kërkuar azil, mes tyre një i kërkuar nga drejtësia italiane, i cili u zbulua gjatë intervistimit pasi dha gjeneralitete të rreme.

50-vjeçari nga Vlora që tashmë do të ekstradohet në Itali është me inicialet K. J. 50 vjeç, lindur dhe banues në Mifol.

Vlonjati autoriteteve spanjolle u kishte dhënë identitet të rremë me inicialet V.B. 50-vjeçari  ishte në kërkim nga vendi fqinj për dy akuza “Trafikim i narkotikëve” dhe “Grup i strukturuar kriminal”.