U shtirën sikur po flinin/ E pësojnë keq dy shqiptarët në Itali, ja për çfarë donin t’i shpëtonin policisë

Dy shqiptarë të cilët po udhëtonin me linjën ndërkombëtare të trenit nga Munihu në Bolonjë, janë prangosur nga policia italiane.

Në vëzhgimin e agjentëve të policisë ata u përpoqën ti shpëtonin identifikimit duke u mbyllur brenda kabinës dhe duke u shtirur sikur flinin.

Gjatë kontrollit rezultoi se njëri prej tyre ishte i përfshirë në trafik droge dhe prostitucion, ndërsa shqiptari I dytë një 31 vjeçar që përdorte disa emra dhe pa vendbanim të caktuar ishte në kërkim pas një urdhri burgimi të lëshuar nga Gjykata e Bolonjës.

Krimet e kryera nga ai kanë ndodhur para 2013 në Itali dhe për to duhet të vuaj një dënim prej 4 vite e gjysmë si dhe një gjobë 20,000 euro.