U shtrua me emergjencë në spital, ja si paraqitet gjendja shëndetësore e Vuçiç

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç duhet të reduktojë aktivitetin e tij në muajt e ardhshëm.

Ministri i Shëndetësisë Zlatibor Lonçar raportoi mbi gjendjen fizike të kreut të shtetit serb, i cili përjetoi shqetësimë në zemër ditën e premte.

Lonçar shton se Vuçiç ka patur shqetësime të vogla kronike në zemër. Vuçiç e kaloi me sukses terapinë në zemër.

Ndërkohë, ministri serb i Shëndetësisë Lonçar falenderoi mjekët për kujdesin dhe përkushtimin e treguar ndaj presidentit të Serbisë.