U shtrua në spital dhe u arrestua pas disa muajsh arratisje, del vërtetimi, ja nga se vuan Agim Kajmaku

agim.jpg

Ish-kryebashkiaku i Ramës, Agim Kajmaku i cili prej muajsh ishte shpallur në kërkim, u vu në pranga nga policia mbrëmjen e së hënës, pasi u paraqit në një spital privat në kryeqytet, por Gjykata vendosi detyrim paraqitje.

Ai është paraqitur në ambientet e një spitali privat, për shkak të problemeve kardiake dhe diabetit, por mjekët kanë njoftuar policinë për shkak të urdhrit të arrestit të lëshuar ndaj tij.

Top Channel ka siguruar edhe vërtetimin nga spitali në fjalë si dhe vendimin e gjykatës për masën e dhënë ndaj tij.

Në vërtetimin nga spitali thuhet se ai vazhdon të jetë në spital pasi vuan nga sëmundjet: hematemeze dhe diabet melloitus.

vu 1 vu 2 vu
<
>
Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303