fbpx

U shuan 4 familjarët, ç’mbeti nga aksidenti tragjik në vendngjarje? Detaje të tmerrshme

va.jpg

Detaje të rëndë zbardhen nga aksidenti tragjik që tronditi vendin mbrëmjen e djeshme në Rubik e që i mori jetën 4 pjesëtarëve të familjes nga Kosova la vetëm një të mbijetuar, vajzën 3-vjeçare.

E vogla e familjes ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në Tiranë madje mjekët kanë dhënë dhe diagonzën: politraumë.

Në vendin e ngjarjes ku ndodhi tragjedia tashmë ka vetëm këpucë, ushqime si mollë, limonë, kavanoza, disa letra të shpërndara në tokë dhe mbetje nga shkatërrimi i makinës tip ‘Citroen’.

Familja nga Kosova kishte si destiacion Zvicrën. Aksidenti ndodhi për shkak se drejtuesi i automjetit, Blerim Avdiaj tentoi që të parakalojë automjetet e tjera në kthesë dhe nuk e ka para kamionin që po vinte në drejtim të tij. Isa Shala, drejtuesi i kamionit është shprehur në polici se nuk kishte faj për aksidentin pasi ishite në korisinë e tij. Më tej ai ka thënë se makina Citroen i ka dalë para dhe se nuk kishte mundësi të manovronte. Ai është lënë i lirë nga policia.

Nga aksidenti kanë humbur jetën çifti Blerim Avdiaj 51 vjeç dhe Anjeza Avdiaj 34-vjeç. Po ashtu nga aksidenti kanë mbetur të vdekur dhe fëmijët e tyre Medina Avdiaj, 6 vjeç dhe Klejdi Avdiaj, 11 vjeç. E plagosur rëndë ka mbetur Violeta Avdiaj, 3 vjeç. Violeta, e vetmja e shpëtuar nga familja është dërguar fillimisht për në spitalin e Rrëshenit për të marrë ndihmën e parë mjekësore e më pas u dërgua në spitalin e Traumës në Tiranë për një mjekim më të specializuar. E vogla ndodhet në gjendje kritike dhe ende nuk bëhet e ditur nëse do të mund të shpëtojë.

Policia po vijon të hetojë shkaqet e aksidentit për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të tij.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303