fbpx

‘U sulën ndaj grave dhe vajzave’, Bujar Kapexhiu për protestën: Godina duhej…

bu.jpg

Regjisori dhe aktori Bujar Kapexhiu ka dhënë opinionin e tij në lidhje me shembjen e TK.

Ai është shprehur se në hapësirën mes dy teatrove mund të ndërtohej një teatër i ri, ndërsa godina mund të restaurohej.

“Dy godinat duhet të ruheshin, të restauroheshin dhe mund të qëndronin fare mirë. Kam qenë i mendimit se këtyre dy teatrove u mungonin shumë ambiente dhe besova që duke qenë me këto mangësi midis tyre të lidheshin me një arkitekturë , mund të krijoheshin të gjitha ambientet që mungonin. Mund të kishim një kompleks teatror”, u shpreh ai.

Kapexhiu ka treguar në Abc Neës edhe shembuj të institucioneve që nuk janë shembur por janë restauruar, si Bashkia e Tiranës apo Banka e Shqipëërisë, ndërsa e ka quajtur të papranueshme dhunën e ushtruar në protestë.

“Këta e kanë cilësuar vetën shërbëtor, por në fakt janë kthyer në pronarë. Gjatë protestës kishte ndërhyrje të dhunshme. U sulën ndaj grave, ndaj vajzave. Më duket e papranueshme, e gjithë ajo egërsi. Me këta policë duhet të jesh i zemëruar. Kur shikoj tani një polic në rrugë, i bëj pyetjen vetes,- po ky a ka qenë te teatri? I shikoj me përçmim, më duket një njeri i dhunshëm.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303