U takuan për dy orë, ambasada tregon ç’bisedoi Yuri Kim dhe Edi Ramën

err-770x434.jpeg

Ambasada amerikan ka dhënë informacione pak minuta më parë në lidhje me takimin që ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim zhvilloi për 2 orë me Kryeministrin Edi Rama.

Në një mesazh të shpërndarë për mediat, thuhet se takimi është zhvilluar për të diskutuar në lidhje me marrëveshjen e 5 qershorit dhe për zhvillimet politike në vend.

‘Ambasadorja Kim u takua me kryeministrin për 2 orë për të diskutuar një gamë të gjerë çështjesh përfshi pritshmëritë e qarta dhe të mirënjohura të SHBA në lidhje me marrëveshjen e 5 qershorit të Këshillit Politik’, – thuhet në njoftimin e shpërndarë për mediat.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303