U tha se Alvini është jashtë kampit të ISIS, reagon babai: Mos jepni lajme fals

Mesa duket Alvin Berisha fatkeqësisht nuk ka dalë nga kampi i ISIS.

Këtë gjë e ka konfirmuar babai i tij, Afrim Berisha, i cili kërkon që mos të shkruhen nëpër media këto lajme fals.

Mesazhet në rrjete sociale të babait të Alvinit

“9 orë më parë
Nuk është e vërtetë që Alvin është jashtë kampit. Alvin është akoma në kamp. Mos jepni lajme të kota ok shumë faleminderit.

6 orë më parë

Nuk është e vërtetë, Alvin është akoma në kamp mos jepni lajme fallso faleminderit shumë

4 orë më parë
Vëllezër, motra nëna e baballarë miq e shok mos i besoni kujt për lajmin që u dha nuk është i vërtetë. Prisni nga unë, jam duke u marrë me letra akoma ju përshëndes nga larg shumë faleminderit, Zoti ju ruajtë!”