U tha se ishte shtatzënë, Genta Ismajli tregon barkun!

Pak kohë më parë në media u aludua se këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun Genta Ismajli, ishte shtatzënë, duke patur parasysh faktin se këngëtarja ka qëndruar larg rrjeteve sociale dhe ka munguar të sjellë këngë të reja për fansat e saj për një kohë të gjatë.

Mirëpo kjo gjë u hodh menjëherë poshtë nga vetë Genta. Ndërkohë, ditën e djeshme Genta ka postuar në rrjetet e saj sociale, duke na treguar se ndodhet me pushime në Venecia, Itali.

View this post on Instagram

when in venice 🇮🇹

A post shared by Genta Ismajli (@genta.ismajli) on

Edhe pse ende nuk dihet se kush e shoqëron këngëtaren, ajo duket në super formë e veshur me të zeza.