fbpx

U tha se ka marrëveshje me Barcelonën, por Xavi rinovon zyrtarisht kontratën me Al-Sadd

Ish-kapiteni i Barcelonës, Xavi Hernandez ka rinovuar kontratën e tij me Al Sadd, duke kërkuar të përjashtojë rikthimin e tij në Camp Nou këtë vit.

Ish-mesfushori qendror u lidh me stolin e klubit nga Camp Nou edhe në janar pas shkarkimit të Ernesto Valverde, ndërsa së fundmi u tha që ka arritur marrëveshje me drejtuesit.

Megjithatë, kjo nuk ka ndodhur, pasi Xavi ka rinovuar tashmë kontratën e tij me klubin nga Katari, Al-Sadd.

Është vet klubi nga Katari që ka konfirmuar rinovimin me Xavin sot (e diel) me anë të rrjeteve sociale.

“Al-Sadd rinovon kontratën e Xavit për të vazhduar si menaxher për sezonin 2020-21”, thuhet në njoftimin e klubit nga Katari.