fbpx

U tha se kishte armë në dorë, Xhaxhai i 25-vjeçarit të vrarë nga Polici zbulon të vërtetën: Nipi kishte në dorë 2….

xhaxha.png

Xhaxhai i 25-vjeçarit të vrarë gjatë mesnatës nga efektivi i Policisë, kia zbardhur detaje të tjera mbi ngjarjen tragjike.

Hasan Rasha rrëfen para mediave se nipi ka pasur vetëm dy hurma në dorë dhe në emër të vëllait kërkoi që të zbulohet e vërteta pasi pretendojnë se viktima nuk ka pasur armë me vete.

Ndërkohë theksoi se 25-vjeçari ka marrë më parë medikamente për probleme të shëndetit mendor. Familja ka hapur dyert e mortit dhe pret familjarë e miq për ti shprehur ngushëllime familjes për ngjarjen e rëndë që i mori jetën të riut Klodian Rasha.

“Është kuruar me ilaçe për nerva. Ka qenë dhe i shtruar për këtë punë. Është shtrirë në krevat dhe ka dalë në 2 të natës për të pirë kafe. Ka pasur 2 kokrra hurma në dorë. Nipi nuk ka pasur armë. Përpara ka qenë i sëmurë. Nuk dimë asgjë veçse është në morg. Edhe në emër të vëllait, ju jeni të gjithë të nderuar që vini këtu për të na e zbardh këtë punë, kërkojmë që të zbardhet deri në fund. Djali nuk ka pasur asgjë me vete se nuk ka armë as në shtëpi. Se si ka ndodhur si është bërë, më gjatë nuk di. Apeli prej nesh policisë është që këtë punë të na e zbardhë deri në fund”, tha xhaxhai.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303