Të tjera detaje dalin në dritë nga ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmjen e djeshme me pasojë vdekjen e një 47-vjeçare. Fillimisht u raportua se gruaja ishte hedhur nga dritarja e autobusit për shkak të një defekti që kishte pësuar mjeti, por bëhet me dije se drejtuesi i autobusit D.P, 49-vjeç, i cili është arrestuar nga policia, ka kryer manovra të rrezikshme në rrugë.
Fillimisht 47-vjeçarja u dërgua për mjekim në spitalin e Elbasanit, por më pas ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra.
“D. P., 49 vjeç, banues në Elbasan, pasi në fshatin Tregan, Elbasan, duke drejtuar mjetin autobus ka kryer manovra të rrezikshme dhe për pasojë është rrëzuar nga autobusi pasagjerja shtetasja M. K., 47 vjeçe, banuese në fshatin Jagodinë, Elbasan, e cila për shkak të plagëve të marra ndërroi jetë në spital”, njofton zyrtarisht Policia e Elbasanit.