fbpx

“U tha u bë”, Rama: Nga sot lejet e drejtimit të shqiptarëve njihen si dokument zyrtar në Itali

edi-rama3-770x442.jpg

Kryeministri Edi Rama, ka përshëndetur miratimin mes dy shteteve Shqipëri-Itali, për njohjen e lejeve të drejtimit. Për mes një statusi në “Facebook”, Rama thotë se sfida e radhës është të njihen pensionet mes dy vendeve, duke premtuar se ky hap nuk do të vonojë.

U tha u bë

Nga sot lejet e drejtimit të shqiptarëve njihen si dokument zyrtar në Itali

Tani hapi tjetër i domosdoshëm është njohja e pensioneve mes dy vendeve, që me angazhimin serioz të të dy qeverive nuk do të vonojë

Kujtojmë se marrëveshja u arrit gjatë ditës nga ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka dhe ai italian Luigi Di Maio. Ky i fundit gjatë fjalë së tij, u ndal dhe tek zgjedhjet e 25 prillit, ku theksoi se procesi i zgjedhjeve të kalojë në mënyrë sa më demokratike

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303