U thirr në polici për parullën në shtëpinë e Borchardt, lihet e lirë simpatizantja e LSI-së

Studentja Ana Azizaj është lënë e lirë nga Policia e Tiranës, pasi u thirr për t’u pyetur në lidhje me parullën në banesën e ambasadorit të OSBE Bernd Borchardt.

Pas deklaratave të këtij të fundit, ku dënonte dhunën e përdorur në protestën e opozitës dhe u bënte thirrje Bashës dhe Kryemadhit të mbanin përgjegjësi, këta të rinj nga forumet rinore të LSI dhe PD ‘zbarkuan’ në shtëpinë e ambasadorit dhe shkruan “Borchardt shame on you”.

Teksa të gjitha ambasadoratnë Shqipëri e kanë dënuar këtë sulm që vjen ndaj ambasadorit, Petrit Vasili i ka dalë në mbrojtje duke thënë se vajza ka të drejtën dhe është e lirë të shpreh mendimin e saj.

Deklarata e Vasilit

SKANDAL STUDENTJA NE POLICI PER BORCHARD!!!
Policia e Rajonit Nr.1 therret tani ne mes te nates studenten Ana Hazizaj per ti bere presion.
Arsyeja eshte se i ka thene Borchardit “Turp ti vije”.
Ky eshte TURP i vertete.
Policia qe nuk guxon te ndale horrat,kriminelet dhe te korruptuarit therret ne mes te nates nje vajze te re studente.
Ana Hazizaj ka te drejten e fjales ka te drehte te mendoje ndryshe ka te drejte te protestoje.
TURP me te madh Shqiperia nuk ka pare.
Turp per cdo nderkombetar qe hesht ndersa studentja Ana Hazizaj thirret ne mes te nates.
Turp ti vije te gjithe atyre qe heshtin.
Shame on you te gjithe atyre qe perkrahin terrorin ndaj nje vajze te qe thote mendimin e lire te saj.