33.5 C
Tirana
E premte, 19 Korrik, 2024

TË FUNDIT

U thirr në prokurori, flet Ylli Manjani

spot_img

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka folur pas dëshmisë së dhënë në Prokurori në lidhje me dosjen e abuzimit me tenderët në këtë institucion në kohën kur ai ishte ministër.

Manjani deklaroi se vajtja në Prokurori e tij ishte në cilësinë e dëshmitarit. Ai tha se ka folur ku ka mbante një detyrë publike dhe se tani nuk ka përgjegjësi të japë shpjegime publike, raporton BW.

Unë nuk mbaj tashmë asnjë detyrë publike e për pasojë nuk kam asnjë barrë të jap shpjegime publike për këtë gjë. Gjithçka kam pasur për të ndarë me publikun e kam bërë kur mbaja detyrën publike. Sot jam qytetar i lirë dhe pa asnjë hezitim jap shpjegimet e mia në çdo institucion hetimor. Këtë gjë e bëj në diskrecion të plotë dhe në respekt të ligjit. Mosdhënia e shpjegimeve do ishte anomali jo e kundërta”, deklaroi Manjani.Gjithsesi ai ka preferuar të mos flasë për dëshminë e tij dhënë para oficerit të policisë gjyqësore. “Vajtja ime atje nuk kishte asnjë status tjetër përveç se të dëshmitarit. Përmbajtja e dëshmisë është konfidenciale”, u shpreh Manjani./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat