fbpx

U vendosen orare në pikat kufitare me Greqinë, ja ç’ka ndodhur sot

Ditën e djeshme Greqia njoftoi se do të vendoste orare kalimi në pikat kufitare me Shqipërinë.

Kjo gjë sot në pikën kufitare të Kakavisë ka krijuar një radhë e madhe automjetesh.

Bëhet me dije se radha ka shkuar në 3 deri në 4 kilometra. Ky fluks i madh ka ardhur pasi qeveria greke ka vendosur që emigratët të lëvizin nga ora 06:00 deri më 22:00 dhe më pas dogana të mbyllet.

Kufizimi i orarit ka bërë që qytetarët të dynden për të kaluar kufirin, përpara se dogana greke të mbyllet në orarin 22:00. Kujtojmë që në shtetin fqinj mund të kalojnë shtetasit grekë, shtetas shqiptar e të huaj, të cilët janë të pajisur me leje qëndrimi.