U vjedhin eshtrat e djalit nga makina, prindërit apel hajdutëve për t’ia rikthyer

eshtra.jpg

Një çift po i lutet hajdutëve ti kthejnë një urnë që përmbante hirin e djalit të tyre adoleshent.

Hajdutët e vodhën urnën në pjesën e pasme e makinës së tyre në brigjet e Qipros.

Djali i Kinga dhe Bartek Bebnarz, Dennis, 19 vjeç, vdiq në Suedi gjatë verës.

Ata donin të shpërndanin hirin e tij në një vend të ngrohtë dhe të bukur.

Eshtrat e tij ishin vendosur në një kuti prej druri, që ishte brenda një çante shpine,

Makina ishte vjedhur ndërsa çifti po hante në restorant. Ata kishin planifikuan të shpërndanin hirin e Dennis në një det aty pranë.

“Nuk mundëm të festonin Krishtlindjet me të,”- tha Bebnarz. “Ne donim të gjenim një vend më të ngrohtë për të mbyllur vitin më të keq të jetës sonë.”

Në kuti ishte vendosur emri i  Dennis dhe viti i lindjes e vdekjes, 2000-2019.

Ai vdiq në një aksident pesë muaj më parë, sipas familjes.

Bebnarz janë polakë, por u zhvendosën në Suedi 13 vjet më parë.

“Është një gjë e veçantë prandaj shpresoj që të gjendet,”- tha Kinga.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303