fbpx

U vra dy ditë më parë në Romë me armë zjarri, të tjera detaje nga ekzekutimi i Gentian Kasës

LAJMI-I-FUNDIT-1-1-822x462-4-1-2-1.jpg

Gentian Kasa u vra dy ditë më parë në Romë, në një pritë, vetëm pak ditë pasi kishte përfituar masë të lehtësuar dënimi.

Sipas medias italiane, Kasa i cili po shkonte të kalonte natën në qeli pas përfitimit nga ulja e dënimit, u vra me të njëjtën pistoletë të kalibrit të plumbave 7.65 me të cilën u qëllua për vdekje, 7 gushtin e kaluar në parkun Caffarella në Romë edhe kryetifozi i Lazios, i ashtëquajturi Diabolik, Fabrizio Pischitelli, edhe ky i fundit pasi kishte përfunduar një dënim për drogë.

Hetuesit thonë se nuk ka gjetur lidhje midis dy vrasje, por analizat e policisë shkencore mund të çojnë në të dhëna të rëndësishme për hetimet. Këtu nuk përjashtohen gjithsesi hipoteza të reja.

Pa harruar faktin që arratisjet e fundit nga burgu i Rebibbia në Romë kanë të bëjnë pikërisht me të burgosur shqiptarë. Disa të identifikuar në vendin e tyre dhe të tjerë në Itali, disa muaj më vonë.

Ajo që duket e qartë është se vrasësi, një ose disa, ishte në dijeni të faktit që 44 vjeçari  çdo mbrëmje, dilte nga shtëpia për të shkuar në Rebibbia rreth orës 23.00, për të kaluar natën aty deri sa të fitonte lirinë mëngjesin e nesërm.

Një përfitim të cilin Kasa e kishte fituar pas uljes së një pjese të dënimit.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303