fbpx

U vra gjatë aksionit për kapjen e një krimineli, përkujtohet 20-vjetori tragjik i kryepolicit Zylyftar

Është përkujtuar mesditën e sotme në Berat 20-vjetori i rënies në krye të detyrës i ish/drejtuesit të lartë të Policisë së Shtetit, kolonel Arben Zylyftarit. Në ceremoninë përkujtimore në nderim të tij kanë qënë të pranishëm Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, drejtues të lartë të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, familjarë të Arben Zylyftarit dhe drejtues vendor.

Pas ekzekutimit të Himnit të flamurit, ka qënë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ai që ka hapur edhe ceremoninë përkujtimore në nderim të Kolonel Arben Zylyftarit, me të cilin Veliu ka pasur nderin të punonte 1-vit në Policinë e Vlorës.

Ardi Veliu ka delaruar se dora kriminale që u ngrit mbi Arbenin ka 3 dekada që po përpiqet të sfidojë shtetin,ligjin dhe drejtësinë pasi drejtësia e vjetër shumë rrallë u ka dhënë ktiminelëve dënimet e merituara.

Në ceremoni ka folur edhe djali i Arben Zylyftarit,Franc Zylyftari,i cili e ka cilësuar veprën dhe figurën e babait të tij si një shembull dhe një simbol për të gjithë studentët e Akademisë së Policisë së Shtetit.