U vra në atentatin ndaj prokurorit Ndoja, familja e Andi Malokut s’merr dot trupin e të birit

Familjarët e Andi Malokut, i cili humbi jetën dje, 1 javë pas atentatit të 1 nëntorit, ku ndodhej në automjet bashkë me prokurorin Arjan Ndoj, shprehen të shqetësuar se nuk po arrijnë të marrin trupin për t’i kryer nderimet e fundit.

Kjo bëhet e ditur nga gazetari Basir Çollaku, i cili njofton se familjarët kanë vendosur varrimin në orën 13:00, por ende nuk kanë marrë trupin.

Postimi i Çollakut:

Shoferi i prokurorit. Familjaret : Qeveria po na e vret per se dyti, nuk na japin trupin

Vdekja e shoferit, familjaret nuk marrin dot trupin, ora 13 ceremonia e varrimit.

Familjaret e Andi Malokut, 23 vjeçari, shofer i Prokurorit Arjan Ndoja, qe u qellua ne atentatin ne Durres, perveç fatkeqesise se humbjes se djalit tani jane shume te shqetesuar, sepse nuk po marrin dot trupin. Kemi lajmeruar oren 13 te dites se sotme, per ceremonine e varrimit dhe nuk na thone asgje çfare po bejne.

Ata kane pritur thuajse gjithe naten dhe tani gjenden prane morgut per te marre trupin e te ndjerit…Qeveria po na e vret djalin per se dyti thone familjaret, nuk po na lene ti japim lamtumiren e fundit ta varrosim.