TË FUNDIT

U vra në festimet pas ndeshjes Shqipëri-Greqi në 2004-ën, flet vëllai i Gramoz Palushit

Gramoz Palushi ishte vetëm 20 vjeç kur u vra në festimet pas ndeshjes Shqipëri-Greqi në vitin 2004. Vëllai i tij, Mirushi ka folur në lidhje me këtë ngjarje të rëndë për familjen e tij në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”.

Ai ishte vetëm 13 vjeç, kur mori vesh se nuk do ta shihte më kurrë vëllanë e tij. Mirushi rrëfen se si ndihet kur shikon pankartat e shumta nëpër stadiume në kujtim të Gramozit.

“E bëjnë thuajse në çdo ndeshje, është një ndjenjë e veçantë, pak e pabesueshme. Normalisht që jam krenar sepse të gjithë thonë që ra për flamurin, por do të doja të kisha zgjedhur ta kisha këtu sesa të ndihesha krenar.“, tha Mirushi.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat