U vra nga 60-vjeçari i dehur, kush është viktima nga Kavaja? Ja pse u arrestua nga Policia 7 vite më parë

arrestim-2.jpg

Pasditen e sotme në Kavajë, ndërroi jetë 29-vjeçari Marjus Ismaili, i cili u qëllua për vdekje me armë gjahu nga Xhevdet Lecini, 60 vjeç gjatë një konflikti të çastit.

Por 29-vjeçari nuk është i panjohur për Policinë e Shtetit. 7 vite më parë, më 30 korrik të 2012  Ismaili është arrestuar nga Policia në kuadër të një operacioni që u zhvillua mes Tiranës dhe Kavajës.

Mes 11 të arrestuarve të Policisë për vepra të ndryshme penale ka qenë edhe Marjus Ismaili, asokohe 22 vjeç. Ismaili bashkë me Retalio Cullhajn u arresuan pasi akuzoheshin për “tentativë vrasje”  dhe vjedhje.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303