fbpx

U vra nga grabitësi i bankës, polici Izet Demaj shpallet Hero i Kosovës

varrimi-i-policit-izet-demaj-koshare-by-atdhe-mulla069_1546858722-4168641.jpg

Polici Izet Demaj nga Istogu, i cili ka humbur jetën para disa ditësh në përleshje me një grabitës të një banke në Istog, është shpallur sot “Hero i Kosovës” nga presidenti Hashim Thaçi.

Urdhri “Hero i Kosovës” u jepet personave që kanë bërë vepra trimërie dhe sakrifice, si dhe që kanë dëshmuar veprimtari ose akte të guximit qytetar në kohë lufte apo paqeje.

“Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, duke u bazuar në nenin 84(28) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, nenin 6 të Ligjit nr. 03/L-094 për Presidentin e Republikës së Kosovës, gjithashtu në nenin 6 të Ligjit nr. 04/L-070 për Dhënien e Dekoratave dhe në Rregulloren (P) nr. 04/2016, për policin e rënë heroikisht në krye të detyrës dhe në mbrojtje të qytetarëve, Izet Demaj, ka ndarë urdhrin “Hero i Kosovës””, thuhet në një komunikatë të presidencës dërguar mediave.

Vendimi, certifikata dhe urdhri “Hero i Kosovës” do t’i dorëzohen familjes Demaj.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *