U vra nga i ati, Anxhelina Petro përcillet në banesën e fundit

Ditën e djeshme mbërriti trupi i pajetë i 28-vjeçares, Anxhelina Petro, e cila u vra barbarisht dhe u gropos përpara oborrit të shtëpisë nga i ati. Sot, trupi i saj i pajetë përcillet për në banesën e fundit.

Në orën 11:00, doli nga banesa trupi i 28-vjeçares, ku më pas u përcoll drejt varrezave të Suelasit. Asnjë nga familjarët e Anxhelinës nuk dha asnjë deklaratë për mediat.

Vrasja e Anxhelina Petros tronditi gjithë Korfuzin, por edhe Shqipërinë./real-news.tv

Lër një koment