‘U vrava në kokë’, dhunohet i pastrehu nga policia: Teksa godiste, qeshte

QYTE.png

Një qytetar është dhunuar nga një punonjës policie, ku më pas ka përfunduar në spitalin e Sarandës.

Bëhet me dije se i pastrehu ka mbetur pa ndenja.

Ai thotë se policët e shtynë nga shkallët e komisariatit, kur ishte bashkë me djalin, pasi shkuan të kërkonin leje për të dalë se s’kanë bukë të hanë.

Sipas tij, burri i dhunuar, përveçse i varfër e i pastrehë, është edhe i sëmurë dhe prej disa vitesh fle rrugëve të qytetit.

Burri i dhunuar quhet Astrit Terolli dhe është 53-vjeç, ndërsa ngjarja është regjistruar mbrëmjen e sotme.

“U vrava në kokë dhe nuk dija më lan aty në shesh!”– tha ai.

“E lanë vëllain tim aty në shesh. Ai polici që godiste qeshte! Ne nuk do ta lëmë me kaq këtë ngjarje, kërkojmë drejtësinë tonë.”- thanë familjarët.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303