U vu në krye të Antikorrupsionit, arrestohet për korrupsion

Maria-Gabriella-Rizzo.jpg

Maria Gabriella Rizzo, ish kapoja e zyrës së Antikorrupsionit në rajonin e Kalabrisë, Itali, është arrestuar nga Guardia di Financa për akuzën e korrupsionit.

Së bashku me të është arrestuar dhe  një sipërmarrëse turistike, Laura Miceli, 67 vjeç.

Nga hetimet është zbuluar se 57 vjeçarja i komunikonte informacione që ende nuk ishin publikuar duke ofruar dhe aktivitet këshillimor.

Ndaj Maria Gabriella Rizzo është vendosur masa e sigurisë arrest me burg, aktualisht ajo ishte e punësuar në departamentin e turizmit.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303