fbpx

U zu me djemtë në mes të Tiranës, Policia arreston Ish-Gjyqtarin, ‘zbërthen’ ngjarjen e plotë, kush e ndihmoi Alaudin Malaj që të…

ala.jpg

Policia e Tiranës ka dhënë pak më parë njoftiin zyrtar lidhur me ngjarjen që ndodhi ditën e djeshme pranë Liqenit Artificial. Blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se është arrestuar ish-kreu i gjykatës së apelit të Tiranës Alaudin Malaj.

Policia thotë se Malaj është konfliktuar me dy djemtë e tij të mitur për pronësinë e një automjeti, ndërkohë që fëmijët ishin të pajisur me urdhër mbrojtje. Ish-gjyqtari u ndihmua dhe nga vëllai i tij, ndërsa prej disa muajsh është në proces divorci me bashkëshorten e tij.

Ndaj Malajt dhe të vëllait të tij rëndon dhe akuza e kundërshtimit të punonjësve të Policisë, pasi bënë rezistencë gjatë momenteve të shoqërimit.

“Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A.M., 49 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A.M., 42 vjeç, pasi tek Liqeni Artificial, shtetasi A.M., në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, është konfliktuar për pronësinë e një automjeti me fëmijët e tij të mitur të cilët ishin të pajisur me urdhër mbrojtje.

Gjithashtu ky shtetas sëbashku me vëllain e tij A.M., kanë kundërshtuar për shkak të detyrës punonjësit e policisë së rendit publik “, njofton Policia e Tiranës.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303