U17/Kosova barazon në fushën e kampionëve të Europës

Kosova U-17 merr një rezultat befasues në ndeshjen e parë kualifikuese të Europianit të kësaj grupmoshe Estoni 2020.

“Dardanët” e vegjël barazuan 1-1 në Holandë me përfaqësuesen e këtij vendi, që është dhe kampionia në fuqi e turneut.

Të parët në epërsi kaluan vendasit me golin e shënuar nga Jimenez, në minutën e 10-të, ndërsa golin për Kosovën e shënoi Bleron Ademi në minutën e 59-të.

Në kuadër të Grupit 12, Kosova do të luajë me Slloveninë më 12 tetor dhe me Uellsin më 15 tetor.

Rezultatet e përfaqësueseve të moshave të Kosovës tregojnë për potencialin që kanë “Dardanët” në futboll, çka po reflektohet edhe më ecurinë e përfaqësueses A me në krye zvicëranin Challandes.