‘Ua kuptoj hallin, por s’ju ndihmoj dot’, Spiropali çudit me deklaratën për Bashën dhe Monikën

Ministrja Elisa Spropali në një deklaratë nga selia rozë reagoi për rinumërimin e kutive në 11 qendra votimi në Lezhë pas votimeve të 30 qershorit.

Rinumërimi sipas saj ishte i rregullt dhe tregoi edhe njëherë se humbës i zgjedhjeve ishte Lulzim Basha.

“Zgjedhjet kur Basha humbet nuk mund të konsderohen kurrsesi legjitime, por sot ata morën goditje përfundimtare. Prova më e mirë është rinumërimi i kutive në 11 qendra votimi në Lezhë. Kutitë u hapën pas ankesave dhe treguan se nuk ka pasur parregullsi”,- tha Spiropali.

Ministrja tha ndër të tjera se, “Në 10 kuti janë të njejtat vota si, vetëm në njërën prej tyre ka 3 të ngatërruara, por asnjëra prej tyre nuk i ka shkuar kandidatit të PS. Ka pasur një ngatërrim mes Ndocajt dhe kandidatit tjetër Kacaj”,- vijoi ajo.

Spiropali tha ndër të tjera se e di shumë mirë hallin që ka sot si kryedemokrati Basha, ashtu edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, por se nuk i ndihmojnë dot.

“Faktet janë kokëforta, rezultatet koordinojnë në mënyrë perfekte me ato të deklaruara në KQZ. E dimë hallin e atyre, por askush nuk i ndihmon. Zgjedhjet ishin ndarja nga e shkuara, pavarësisht kërcënimeve për zjarr e flakë, shqiptarët i refuzuan mesazhet e tyre dhe zgjodhën të ardhmen”,- tha ajo.