Uaa sa gjynah. I mbyll gojën fëmijës 2 vjeç, Këngëtarja: Të marrë frymë me hundë, ashtu jemi…

goja.png

Një këngëtare indoneziane ka marrë kritika pafund pasi zbuloi se ajo me bashkëshortin dhe djalin dy-vjeçar flinin me gojën të mbyllur me ngjitëse.

Këngëtarja popullore, e quajtur Andien, ndau në Instagram një histori të gjatë rreth frymëmarrjes. Me disa fotografi Andien tregonte veten, bashkëshortin dhe djalin e saj të vogël me ngjitëse në pjesën e gojës dhe shpjegoi se për tre muajt e fundit familja e saj kishte praktikuar një metodë të quajtur “Buteyko”.

Këngëtarja indoneziane me bashkëshortin.

Teknika Buteyko u zhvillua në vitet 1950 nga mjeku rus Konstantin Buteyko. Sipas BBC, mjeku besonte se kushtet e frymëmarrjes, sidomos astma, mund të lidhen me mënyrën se si njerëzit merrnin frymë dhe se nëse pacientët do të mësonin të merrnin frymë përmes hundëve, problemet e tyre të mushkërive do të largoheshin.

Në Instagram, 33-vjeçarja shpjegoi se familja e saj praktikonin mbylljen e gojës me ngjitëse ndërsa flinin gjumë, për të inkurajuar ndjekësit që të merrnin frymë përmes hundëve të tyre. Andien pretendoi se praktika e kishte ndihmuar gjumin e saj për mirë, dhe tashmë ajo nuk zgjohej me një fyt të tharë dhe me aromë të keqe nga goja.

Terapia alternative vazhdon të mbetet e popullarizuar sot, por profesor Nirmal Kumar, një otolaringolog dhe president i organizatës mjekësore britanike ENT UK, i tha BBC-së se nuk kishte asnjë dëshmi të bindshme në literaturën mjekësore për të mbështetur “Buteyko”.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303