fbpx

SHBA dhe Kina pranë një marrëveshjeje tregtare

F.jpg

SHBA-ja dhe Kina synojnë të nënshkruajnë në fund të majit ose fillim të qershorit një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës tregtare mes dy vendeve, theksoi sot e përditshmja “Wall Street Journal” (WSJ), duke cituar një burim pranë kësaj dosieje.

E përditshmja që i kushtohet ekonomisë mendon se “do të ketë një sezon të ri bisedimesh në nivel kryenegociatorësh në Pekin gjatë javës së 29 prillit, para se delegacionet të takohen në Uashington në javën e 6 majit”.

“Nëse negociatat përfundojnë pozitive, përgjegjësit do t’i japin vetes disa ditë kohë për t’i dhënë tekstit një përmbledhje përfundimtare dhe aspekteve të tij juridike, para se presidentët Donald Trump dhe Xi Jinping të nënshkruajnë dokumentin gjatë një samiti që mund të zhvillohet më 27 maj”, thekson WSJ. (ata)

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303