Udhëheqësit botërorë do të përkujtojnë fundin e Luftës së Parë Botërore

Nisën sot në Francë kremtimet një javore për të shënuar 100 vjetorin e përfundimit të Luftës së Parë Botërore, ku rreth 80 liderë botërorë priten të marrin pjesë.

Presidenti francez Emmanuel Macron do të organizojë ceremonitë në vendet ku janë zhvilluar betejat në të gjithë vendin ku qindra mijëra njerëz humbën jetën.

Ndër vendet ku është zhvilluar Lufta e Parë Botërore që ai do të vizitojë janë Verdun dhe Somme, ku Kryeministrja britanike Theresa May pritet gjithashtu të marrë pjesë.

Presidenti i SHBA, Donald Trump dhe ai i Rusisë Vladimir Putin, Kancelarja gjermane Angela Merkel janë midis atyre që pritet të marrin pjesë në ceremonitë në Francë.

Përkujtimet do të përfundojnë në Harkun e Triumfit në Paris më 11 nëntor – një shekull pas përfundimit të luftimeve në orën 11 të ditës së 11-të të muajit të 11-të.

Zyrtarët francezë kanë premtuar siguri të lartë gjatë ceremonive që do të organizohen për përkujtimin e 100 vjetorit nga përfundimi i Luftës së Parë Botërore.

Pas ceremonisë së të dielës, udhëheqësit botërorë do të marrin pjesë në një forum paqeje tre ditore të hapur nga Merkel, një even të cilin Franca dëshiron të kthehet në një konferencë vjetore paqësore  shumëpalëshe.

Lër një koment