Udhëheqësit e regjimit brutal, fajtorë për genocid

104349213_023429493reu.jpg

Për herë të parë, dy udhëheqës të regjimit brutal të Khmer Rouge në Kamboxhia janë shpallur fajtorë për genocid.

Nuon Chea, 92 vjeç, ishte zëvendës i kreut të regjimit Pol Pot, dhe Khieu Samphan, 87 vjeç, ishte kreu i shtetit.

Ata u gjykuan në gjykatën e mbështetur nga OKB për akuzat e shfarosjen së muslimanëve Cham dhe vietnamezëve etnikë.

Ky është vendimi i parë zyrtar se ajo që regjimi bëri ishte genocid, siç përcaktohet në ligjin ndërkombëtar.

Të dy burrat, të cilët tashmë janë duke vuajtur dënime të përjetshme për krime kundër njerëzimit, përsëri u dënuan me burgim të përjetshëm. Ndër krimet e tyre përmenden edhe përdhunime, martesat me forcë dhe persekutim për bindje fetare

Besohet se deri në dy milionë njerëz, shumica prej tyre etnikë, kanë vdekur nën regjimin e shkurtër por brutal të Khmer Rouge midis 1975 dhe 1979.

Ata janë dy nga tre vetë të dënuar ndonjëherë nga gjykata, e cila është ballafaquar me kritika për ritmin e saj të ngadaltë dhe për ndërhyrje politike.

scroll to top