Udhëtime drejt Greqisë? MJ: Kujdes, ja deri në ç’orë do të jenë të mbyllura pikat kufitare

1559719333_ministriaejashtme.jpg

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka bërë me dije sërish një njoftim ditën e sotme, ku kujton qytetarët shqiptari se pikat kufitare të Kakavijës dhe Kapshticës do të jenë të mbyllura nga pala greke.

Raportohet se pikat do të jenë të mbyllura gjatë fashës së orarit 22:00-06:00, deri në një njoftim të dytë.

Ministria u bën thirrje qytetarëve që të shmangin lëvizjet dhe udhëtimet gjatë këtij orari kur kufiri është i mbyllur, sepse nuk do të lejohen që të parkojnë apo qëndrojnë në territorin doganor e kufitar.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303