fbpx

UEFA miraton kalendarin e Euro 2024, ja ku do luhet finalja

uefa.jpg

Gjatë mbledhjes së sotme në Vjenë, Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s miratoi kalendarin e UEFA EURO 2024, që do të zhvillohet në dhjetë qytete gjermane nga 14 qershori deri më 14 korrik 2024.

Ndeshja hapëse do të luhet në “Fussball Arena” të Mynihut, ndërsa finalja e madhe do të luhet në “Olympiastadion” të Berlinit. Për herë të parë, qëndrueshmëria është përfshirë si kriter në rregullat e turneut.

Si rezultat, qytetet u ndanë në tre grupime: “Veri/Verilindore” (Berlin, Hamburg, Leipzig), “Perëndim” (Dortmund, Dyseldorf, Frankfurt, Gelsenkirchen, Këln) dhe “Jug” (Frankfurt, Mynih, Shtutgart).

Ndeshjet e secilit grup do të luhen në vetëm dy grupime qytetesh, për të ulur distancat e udhëtimit për skuadrat dhe tifozët. Komiteti miratoi gjithashtu rregullat e plota të turneut, të cilat do të publikohen në UEFA.com më 16 maj.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303