UEFA përplaset me FIFA-n

UEFA ka refuzuar planet e FIFA-s për të ndryshuar formatin e Kupës së Botës për klube, si dhe nuk është dakord me zhvillimin e Ligës së Kombeve Botërore para vitit 2021. Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino do të tentoj ta realizojë idenë e tij në një takim që do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, muajin e ardhshëm.

Por pas takimit që u mbajt mes presidentit të UEFA-s, Alexander Ceferin dhe Këshillit Strategjik të futbollit profesionist të Evropës, propozimi i Infantinos u hodh poshtë. Kjo gjë u bë e ditur pas një deklarate zyrtare për mediat.

“Është e qartë që propozimet aktuale janë të pa pranueshme. Këshilli Strategjik i Futbollit Profesionist Evropian ka vendosur unanimisht që gjërat e reja duhet të vijnë pas vitit 2024. Deri atëherë janë programuar të gjitha takimet. Për më tepër të gjitha çështjet sportive dhe komerciale duhet të diskutohen edhe të vendosen paraprakisht.” -thuhet në komunikatën e lëshuar nga UEFA /real-news.tv/