Aleksander Cerferin, ashtu siç pritje, është “vetëshpallur” president i UEFA-s në një kohë kur nuk kishte asnjë rival. Pas një periudhe 2-vjeçare në krye të UEFA-s, Ceferin merr një mandat të plotë 4-vjeçar për të drejtuar qeverinë e futbollit evropian.
Në kongresin e 43-të të UEFA-s u miratuan dhe u propozuan disa ndryshime ku siç dihet, duke nisur ky sezon në fazën e 1/8 në Champions League do të aplikohet sistemi VAR.
Së dyti, ekranet e VAR do të vendosen dhe në monitorët e stadiumit, kjo për ti krijuar mundësinë që edhe spektatorët të shohin vendimin e arbitrit në kohë reale duke qenë prezent në tribuna./real-news.tv/

