fbpx

“Uëjshi n’b*th”. Gazetari shpërthen ndaj Ramës, ja projekti që premtoi dhe s’e realizoi

ramaaa.jpg

Megjithëse prej vitesh është premtuar e stërpremtuar ndërtimi i aeroportit të Kukësit nga qeveria e Ramës, duket se çdo gjë ka mbetur në kuadrin e fjalëve dhe jo në realizmin e veprave konkrete.

Fiks një vit më parë, kryeministri Edi Rama u ripremtoi kuksianëve vënien në funksion të aeroportit që sipas tij do të sillte një rigjallërim të ekonomisë së qytetit dhe më shumë mundësi punësimi për të gjithë të rinjtë.

Madje Rama nuk nguroi që të paralajmërojë se ky nuk do të jetë thjeshtë një projekt 3D, siç ishte në video e shpërndarë nga kryeministri në Facebook, por në realitet fiks një vit më pas, do të jetë më e bukur.

Sot me datë 1 nëntor 2019, fiks një vit me pas siç nënvizonte vetë Rama, aeroporti jo vetëm që nuk më i bukur se në 3D, por punimet kanë mbetur në vend që prej vizitës së kryeministrit së bashku me Safet Gjicin dhe ministren Belinda Balluku, ku me gjasë nisën.

Madje Rama premtoi asokohe se do të hapë 12 mijë vende punë, ndërkohë që tha se në Kukës do të mund që të ulen avionë me djemtë që vijnë nga Londra.

Ky premtim i kryeministrit nuk ka kaluar pa u vënë re në rrjetet sociale, ku me anë të shpërndarjes së postimit të tij i kanë rikujtuar çfarë theksonte një vit më parë.

“-U vu në punë aeroporti i Kukësit se u mbyll viti që premtove? -Uënjsh n’byth.”– shkruan gazetari Agim Xhafka.

Ndërkohë qyetetarët presin zbatimin në realitet të projektit 3D.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303