fbpx

UFC: Conor McGregor pezullohet nga të gjitha aktivitetet për një muaj

Conor-McGregor.jpg

Në foto: Conor McGregor

Conor McGregor është pezulluar nga UFC pas humbjes ndaj Khabib Nurmagomedov të dielën në mega-përballjen në Las Vegas.

Irlandezi iu dorëzua rusit në rundin e katërt duke e humbur luftën për titullin e kampionit në kategorinë e lehtë në “UFC 229”.

Kjo ngjarje e madhe më pas u përcoll nga skena kaosi dhe të turpshme, me Khabibin që e kapërceu kafazin dhe e sulmoi ekipin e McGregorit.

Pasi gjërat u qetësuan pas kësaj lufte, McGregor kërkoi rindeshje, por UFC-ja ka marrë vendim ta suspendojë atë për një muaj.

Vendimi i UFC-së është marrë në baza mjekësore dhe McGregori nuk do të lejohet të garojë deri më 28 tetor.

“Conor McGregor suspendohet deri më 6/11/18, nuk lejohet kontakti deri më 28/10/18”, thuhet në njoftimin zyrtar të UFC-së.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *