fbpx

Uji me limon: Mite dhe të vërteta në lidhje me përfitimet e tij shëndetësore

Screenshot_33.jpg

Thuhet se romakët e lashtë ishin të parët që përdorën kombininim e ujit me limonin si një antidot për çdo lloj helmi. Nga koha e tyre dhe deri më sot, kësaj pije i janë atribuuar disa veti të dobishme për shëndetin. Por sa të vërteta janë?

Mitet

  1. Uji me limon rrit metabolizmin: Efekti i tij në kontekstin e një diete që synon humbjen e peshës është i papërfillshëm.
  2. Uji me limon aktivizon mëlçinë për të larguar toksinat nga trupi: Nuk ka asnjë provë shkencore për të mbështetur këtë teori.
  3. Uji me limon ekuilibron pH e gjakut: Nuk është e mundur të rregulloni pH të gjakut vetëm me ndihmën e ndërhyrjeve dietike.

Të vërtetat

  1. Uji me limon hidraton trupin: Sigurisht, meqenëse uji është mjeti kryesor i hidratimit të trupit të njeriut.
  2. Uji me limon rrit nivelet e vitaminës C: Po, por efekti pozitiv varet nga sasia e limonit që përdorim.
  3. Uji me limon është një zëvendësues i mirë për lëngun e frutave: Lëngjet e frutave, madje edhe ato natyralë, përmbajnë sheqerna, kështu që uji i limonit është një alternativë e mirë për ata që përpiqen t’i shmangin ato.
Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303