Ministria e Jashtme e Ukrainës ka dalë me një reagim zyrtar pas komenteve të shumta se vendi është gati të heqë dorë nga NATO. Në reagim, thuhet se komentet e ambasadorit të Ukrainës në Britani kanë dalë jashtë kontekstit dhe se perspektiva për bashkimin në këtë organizatë është e sanksionuar në Kushtetutë.
“Ukraina duhet të jetë fleksible në rrugën drejt NATO-s. Deklarata u nxjorr jashtë kontekstit. Perspektiva për bashkimin në NATO, e sanksionuar në Kushtetutë. Celësi për vendin tonë është garancia e sigurisë. Garancia më e mirë do të ishte anëtarësimi në NATO.”.
Advertisement