fbpx

Ulen shitjet e Apple, zbulohet arsyeja

apple-1-730x440.jpg

Shitjet e telefonave iPhone kanë rënë por kompania arriti të nxjerrë bilanc pozitiv nga të ardhurat e realizuara nga shërbimet, përfshirë dyqanin e softuerëve dhe shërbimet për muzikë.

Shitjet e përgjithshme u rritën për 1 për qind dhe arritën në vlerën e 53.8 miliardë dollarëve, ndërsa fitimi ra për 13 për qind në 10 miliardë dollarë. Kompania e arsyetoi këtë rënie me pakësimin e shitjeve në Kinë.

Për herë të parë që nga viti 2012, shitjet e telefonave paraqesin më pak së gjysmën e shitjeve të përgjithshme të kompanisë. Shitja e telefonave iPhone ra për 741 milionë dollarë më pak për këtë periudhë të vitit.

Shitjet e këtij lloji të telefonit në Kinë ranë 4 për qind pasi kursi i valutës e ka bërë të shtrenjtë këtë pajisje për kinezët, të cilët tashmë duhet të paguajnë më shumë për të.

Kompania ka parashikuar shitje prej 61 deri 64 miliardë dollarësh për tre muajt e fundit të këtij viti.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303