‘Ulërimat e grave…’/ Dëshmitari rrëfen si ndodhi plagosja e dyfishtë në Vlorë

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur këtë pasdite në qytetin e Vlorë. Si pasojë e atentatit, dy persona me inicialet N.Ç 36 vjeç dhe R.Ç., 27 vjeç kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në spital.

Ndërkohë një qytetar i Vlorës, dëshmitar okular, ka rrëfyer tmerrin e atyre momenteve. “Unë isha atje, së bashku me një 80-vjeç, për të pirë një kafe. Dëgjova brrrrrr, por thashë mos ishin fishekzjarre. Kur dëgjova ulërima. Breshëri automatiku. Qëlloi nga brenda makinës, sa ndaloi pak edhe….”, rrëfen dëshmitari.